-Destinacione

Portugalia, modeli si zhvillohet një vend

               Publikuar në : 23:37 - 28/08/18 |
Gerta

Në vitet “90, Portugalia konsideron si sektor strategjik turizmin. Banka Qendrore (në atë kohë ende publike) vë në dispozicion ekuivalentin e rreth 900 milion euro për ngritjen e 100 agroturizmave pranë zonave detare.

Ndërhyrja e shtetit nuk ishte vetëm financiare, por dhe koordinatore, duke diktuar promovimin e kulturave lokale, dhe asaj kombëtare. U krijua një network infrastrukturash me kalatë e zonave, ferma bio, kantinat, bashkëpunim me shkollat artistike, agjensitë turistike etj. U realizuan dy ujësjellës të fuqishëm dhe rrugë që lidhnin detin me zonat malore afër.

Kjo ndërhyrje e fuqishme publike, inkurajoi dhe galvanizoi dhe investimet private disa fish duke galvanizuar një zonë me ekonomi të mekur. Brenda dy vitesh u krijuan 115 mijë vende pune jo vetëm në agroturizëm, por aktivitete artizanale, kulturore, rritje e fermave bio, transport, sport etj. Kurse turizmi detar u rrit me 75% dhe tani turizëm cilësor me familje që qëndronin më gjatë e harxhonin më shumë.

Si konkluzion kapitali i hedhur fillimisht 900milionë, jo vetëm që shleu borxhin, por u dhjetëfishua. Kjo është magjia e kreditimit si zemra e një kapitalizmi që funksionon. Nëse investimin nuk e bën dot privati, atëherë i takon shtetit për të ngjallur ekonominë e forcuar privatët të investojnë-Keynes docet.

Ky merret si shembull shkollor për të shpjeguar jo vetëm nevojën e investimeve publike aty ku privati nuk ka mundësitë por #moltiplikatorin keynesian.

Dmth, paratë që hodhi shteti krijuan fillimisht vende pune, rritën fuqinë blerëse e prandaj dhe prodhimin e zonës, ardhjen e njerëzve dhe kapitalit dhe nga zona të tjera vendase e të huaja. Çmimi i shtëpive u rrit, duke rritur dhe sektorin e ndërtimit të kapaciteteve (në respekt të natyrës) duke hapur ende vende pune. Fluksi i valutës së huaj jepte mundësinë për investime të mëtejshme drejt modernizimit të vendit.

Fatkeqësisht muzika ndryshon dhe për Portugalinë, kur bie nën modelin neoliberist e dorëzon bankën qendrore lobeve ndërkombëtare dhe çmonton shtetin si “armik i popullit”.

Por shembulli mbetet i qartë për të kuptuar se në një vend të varfër, fillimisht investimet strategjike nuk i bën dot privati por vetëm shteti. Ai ka kapacitetet financiare e njerëzore, mbartjen e riskut, vizionin global, për të ngritur e afruar ekonominë me vendet e tjera. Vetëm pastaj mund të kemi garë të lirë dhe të ndershme, si predikon kleri neoliberist.

Por këtë nuk e bën dot një shtet oligarkik në shërbim të lobeve të huaja. Këtë e bën një Shtet që kuron interesin kombëtar, që kontrollohet nga populli sovran e jo partitë, lobet e masoneritë.

Ja pse hapi i parë mbetet rikthimi i shtetit-komb në duart e popullit me anë të Demokracia Pjesëmarrëse./shqip.com

Pas