Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Popullsia e komunitetit shqiptar në Itali në vitin 1901

2016/10/07 at 9:40 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Popullsia e komunitetit shqiptar në Itali në vitin 1901

Nga Aurenc Bebja (Francë)

Shkrimi në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot « Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë », 1903 – i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në « Bulletin international de l’Institut de la statistique », Romë – na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh).

Numërimi është kryer me 10 shkurt të 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme.

Sipas këtij censusi, 252 600 banorë ose 58 208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe katalanasit.

Gjuha shqipe flitej në 21 564 familje ose prej 90 000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar. Jetonin aty 9 251 familje (pothuajse 39 000 individë) të vendosur në qytezat e :

Castrovillar : 5 253 familje në 16 komuna

Rossano-s : 2 053 familje në 5 komuna

Cosenza-s : 1 569 familje në 4 komuna

Paola-s : 484 familje në një komunë

Në 17 prej 26 komunave të distriktit të Cosenza-s, shqiptarët përbënin 2/3 ose të gjithë popullsinë e këtyre zonave lokale.

Ndërsa në distriktin e Catanzaro-s, i cili ndodhet në Kalabrinë veriore, jetonin 1 543 familje që flisnin shqip, ose pothuajse 6 570 individë të shpërndarë në 6 komuna (tre në qytezat e Catanzaro-s, dy në Cotrone dhe një në Nicastro).

Pra në Kalabri formohej komuniteti më i madh i popullsisë që fliste shqip në Itali. Gjithsesi kishte komunitete shqiptare të izoluara gjeografikisht në disa provinca të tjera jugore, si për shembull : 55 familje në Abruzzes, 2 121 në Molise, 886 në Campanie, 2 530 në Basilicate dhe 3 290 në Siçili.

Këto 8 882 familje banonin në 27 komuna, ndër të cilat 14 ishin të tëra ose pothuajse të tëra shqiptare, ndërsa 13 të përziera, ku dominonte gjuha italiane.

« Këta shiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI ». Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos.

Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55 443 shqiptarë. Sipas autorit, mendohet se ky numërim nuk është realizuar i tëri, prandaj në vitin 1901 numri i shqiptarëve del më i lartë. Në tjetër faktor shpjegues është dhe shkalla e lartë e fertilitetit tek popullsia shqiptare.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim : Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/opinion/popullsia-e-komunitetit-shqiptar-ne-itali-ne-vitin-1901/

Ju sugjerojmë

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Foto/ Evi Reçi fillon punë në një nga gazetat më prestigjioze italiane

Foto/ Evi Reçi fillon punë në një nga gazetat më prestigjioze italiane

Video/ Përmbytet spitali i Pejës

Video/ Përmbytet spitali i Pejës

Mourinho kërkon që mbrojtësi të mësojë me patjetër anglisht

Mourinho kërkon që mbrojtësi të mësojë me patjetër anglisht

TE FUNDIT

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
1 Qershor, 2025

Afganët, "në gjendje ferri" pas miratimit të Ligjit të ri për moralin “Në këtë moment, ish-ushtarët e qeverisë po arrestohen,...

Lexo më shumë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com