-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Policia shpall në kërkim një fallxhore në Tiranë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një grua e cila pretendon se është fallxhore. Sipas të dhënave mësohet se ajo ka vjedhur disa sende me vlerë në shtëpinë e një të moshuari 72 vjeçar.

Fallxhorja në fjalë ka shkuar në shtëpinë e të moshuarit për ti parë filxhanin, ndërsa në momentin që ky i fundit ka qenë dukë përgatitur kafen, ajo ka përfituar nga rasti për ti vjedhur sendet me vlerë. Shtetasi me inicialet H.L ka bërë kallëzimin në polici, teksa fallxhorja është shpallur në kërkim.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko