-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

Policia: Ju që shkoni sot për Durrës, kaloni më mirë nga Elbasani, Vora nuk kalohet

Apeli i policisë që në mëngjes është ky: Kush s’ka destinacion Gjirin e Lalzit, më mirë të kalojë nga Ndroqi ose Kërraba.

Policia Rrugore ka kërkuar nga drejtuesit e makinave që të devijojnë qarkullimin nëse nuk kanë destinacion Gjirin e Lalzit.

Nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Kërrabës – Elbasan – Rrogozhinë”, sqaron policia.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko