-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Policia jep paralajmërimin për nesër, shmangni këtë rrugë

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët kanë planifikuar të shkojnë në plazh ditën e nesërme, duhet të bëjnë kujdes kalimin në autostradën Tiranë – Durrës, për të shmangur një bllokim të mundshëm të trafikut siç ndodh rëndom. Policia bën thirrje të përdoren akset alternative rrugore si Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës.

Njoftimi i policisë

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë – Ndroq – Plepa – Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabës – Elbasan – Rrogozhinë”.

 

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko