2

Policia jep informacione për vrasjen e zyrtarit në Vlorë:U qëllua në lokal

               Publikuar në : 15:40 - 09/11/18 |
ri.de.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, mesditën e kësaj të premteje. Në qendër të fshatit Kote është qëlluar për vdekje, kryetari i Njësisë Administrative, Fatmir Hodaj, 64-vjeç.

Autor i kësaj ngjarje është identifikuar dhe si personi me inicialet A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice.

Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Pas