Aktualitet, Kryesore

Policia gjen mbi 1 kg kokainë në kufi. Po trafikanti si u zhduk?

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar ditën e sotme nga policia gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër në afërsi të territorit maqedonas. Bëhet fjalë për rreth 1 kg e 144 g kokainë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjë person për drogën në fjalë.

“Më datë 17.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Thanë, gjatë kontrollit të ushtruar në kufi të gjelbër, në afërsi të territorit maqedonas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 kg e 144 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.” informon policia e Korçës.

Mbetet krejtësht e habitshme se si gjendet një sasi e tillë droge, me çmim të shtrenjtë e braktisur në kufi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko