-Kronikë, Kryesore

Policia e Elbasanit arreston një person me precedent penal, ja çfarë iu gjend në makinë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Kelmend Xhaferrin nën akuzën “armëmbajtje pa leje”.  Arrestimi i tij u bë mbrëmë në lagjen “5 Maji”.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se arma që mbante i arrestuar ishte si ato që përdor policia.

Xhaferri konsiston me precedent penal. 36-vjeçari është një nga personat që u arrestua më 18 shtator të vitit të kaluar pas incidentit të rëndë me policinë te Tregu Agro Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire” ku u godit nga një automjet i blinduar makina e Gjergji Oshafit ,zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit.

Ai, ishte personi që drejtonte makinën luksoze Ranger Rover me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, bllokimi i se ciles u be shkas per perplasjen me policine.

Po ashtu rreth 7 muaj më parë gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pushkë sportive pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko