Aktualitet

Policia dhunoi studentët,ministri Lleshi: Universiteti është i të gjithëve


               Publikuar në : 15:10 - 11/01/19 |
b.f

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, nuk dha shumë detaje por as nuk mbajti pergjegjesi per nderhyrjen e dhunshme ndaj studenteve. Ai tha se kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

“Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”, tha ai teksa ndodhej në inagurimin e komisariatit 6 në Kombinat.

Pas