-Kronikë

Policia: 13-vjeçarja në Babrru u vetëvra në banesën e saj

               Publikuar në : 13:22 - 12/10/18 |
ri.de.

Policia e Tiranës ka arritur në përfundimin se e mitura K. Brahaj e cila u dërgua pa shenja jete në spital mbrëmjen e së enjtes, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e të atit. E mitura jetonte me prindërit, vëllanë dhe nusen e vëllait në zonën e Babrrusë, tek Bregu i Lumit dhe i përkiste komunitetit rom. Në njoftimin e policisë nuk thuhen motivet që mund ta kenë shtyrë një vajzë kaq të vogël që të qëllojë veten me armë.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/Opinion.al

Pas