-Politikë

Polici rrihet nga kolegu se nuk përshëndeti Ramën, Berisha flet për ngjarjen në Lezhë

               Publikuar në : 21:26 - 13/01/18 |
m.b

Ngjarja e sotme e raportuar nga SHÇBA ne Lezhës, fliste për një rast dhune në komisariatin e Lezhës, mes dy punonjësve të patrullës. Ndonëse zyrtarisht nuk janë dhënë detaje mbi ngjarjen, sipas deputetit demokrat Berisha qytetari dixhital, ka një shpjegim. Polici nuk ka respektuar Kryeministrin kur ka kaluar me makinë. Kujtojme qe sot Kryeministri ka qene ne Rreshen.

Lexoni statusin e Berishës

Ne Narko-republiken e Shqiperise rrihet polici ne komisariat se nuk pershendeti Noriegen!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

“zoti sali berisha,,pak me pare ne rajonin e policis se lezhes dy polic qelluan njeri tjetrin..polici i rugores e qelloj me grusht pasi ishte tu bertit ne koridor pse polici tjeter nuk e rrespektoj edi legenin qe kaloj me makin me perpara ti ngrente doren,per kete filloj nje grusht qe vetem ne qeverin e krimit kam pare sa jam polic prej 5 vitesh,ju falenderoj ,,anonim se te heqin direkt nga puna”

Njoftimi i Policisë

“Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M.,  pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushte Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Pas