Kronikë

Moti i keq, vdes në punë elektriçisti

               Publikuar në : 11:12 - 11/01/19 |
el ida

Një punonjës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi i ka rënë infarkt teksa po punonte.

Mësohet se viktima është Angjelin Qafa, 57 vjeç. 57-vjecari ka humbur jetën teksa riparonte një defekt në rrjetin elekrtik në zonën e Mirditës. Ai punonte ne terren te veshtire, me temperatura te uleta dhe me bore.

Damian Gjiknuri i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmëve të Angjelin Qafës, me anë të një statusi në facebook.

“Ky moment, të na shërbejë të gjithëve për të vlerësuar përkushtimin e sakrificat e mijëra punonjësve të sektorit elektroenergjetik, të cilët larg vëmendjes së opinionit publik, punojnë në kushte të vështira atmosferike për të garantuar furnizim me energji për çdo qytetar kudo qoftë ai.”

Statusi i plotë:

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve dhe miqve të Angjelin Qafës, punonjësit të OST-së që ndërroi jetë në krye të detyrës, pas një arresti kardiak ndërsa sëbashku me kolegët punonin për riparimin e avarisë në linjën 110 kV Ulëz-Kurbnesh.

Ky moment, të na shërbejë të gjithëve për të vlerësuar përkushtimin e sakrificat e mijëra punonjësve të sektorit elektroenergjetik, të cilët larg vëmendjes së opinionit publik, punojnë në kushte të vështira atmosferike për të garantuar furnizim me energji për çdo qytetar kudo qoftë ai.

 

Pas