4

Po ndodh shkëmbimi i shekullit, Real jep Ronaldon për Neymarin

               Publikuar në : 11:49 - 14/01/18 |
ri.de.

Zërat e ditëve të fundit se Real Madrid kërkon të marrë me çdo kusht sulmuesin Neymar janë bërë edhe më të fortë. Mediat spanjolle konfirmojnë se presidenti i “merengues” Florentino Perez është i magjepsur nga braziliani dhe është gati të ofrojë çdo shumë për ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”. Dhe për ta realizuar këtë blerje ai është gati edhe të heqë dorë nga Cristiano Ronaldo, që mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshje, me portugezin që do të shkojë të luajë me PSG.

Mediat spanjolle konfirmojnë se sulmuesi portugez është përmendur në një takim që palët kanë patur, duke e përdorur si pjesë të këtij shkëmbimi lojtarësh (natyrisht që PSG do të marrë edhe një shumë parash), që do të ishte vërtet i pabesueshëm. Por ky shkëmbim do të bëhet vetëm verën e ardhshme, pasi të përfundojë Kupa e Botës. Edhe PSG ka shprehur disa herë interes për Ronaldo, që pasi ka fituar gjithçka me Real Madrid mund të provojë një aventurë të re në karrierën e tij.

Pas