-Kronikë

“Po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat”, çfarë shkruante në FB autori i masakrës së sotme

               Publikuar në : 21:30 - 10/08/18 |
m.b

Ritvan Zykaj, autor i vrasjes së tetë familjarëve të tij sot në fshatin Resulaj, ne Selenicë të Vlorës, duket se ka qenë person problematik në raportet me të afërmit dhe kusherinjte.

Sikurse është bërë sot e ditur në media, ai jetonte me prindërit, vëllain dhe motrën, ndërsa vetë mësohet se ishte i papunë.

Nga një vëzhgim në profilin e tij në FB, shihet si ishte përdorues i alkoolit, ndërsa poston disa foto me shishet e përfunduara të birrës në tavolinë. Ndonëse burimet paraprake thonë se ai kishte probleme me shëndetin mendor, fqinjët e 24-vjeçarit, të pyetur nga News 24, e mohuan këtë fakt.

Ndërsa forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të Ritvan Zykajt që lëviz i armatosur, ajo që bie në sy në profilin e tij në fb, është një koment i një personi që me sa duket është i afërm i Zykajt.

Bukur komplimenti nipce.Nje keshill nga mua mos bej fjal me njeri ne fb sidomos me kusherinjet ok”, shkruan komentuesi në një koment të vitit 2016.

Përgjigja e Ritvan Zykajt lë të kuptosh se marrëdhëniet e tij me të afërmit nuk kanë qenë aspak të mira.

“Faleminderit per keshidhen xha por un kot su bje ne qaf por kam nje gje po me gacmuan ateher si le rehat un skam cbej po ja qe e kam kete gje”, i përgjigjet Zykaj.

 

Tetë viktimat e ngjarjes së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ritvan Zykaj. Vëllai i gjyshit të tij së bashku me bashkëshorten dhe familjet e dy djemve të tyre janë viktima të masakrës, ku humbën jetën edhe dy minorene, një vajzë 17 vjeçe dhe një djalë 6 vjeç. Një konflikt që duket se lidhej me cështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë. / Opinion.al

 

 

 

 

 

Pas