Bota

Po luanin Ruletë Ruse, 27-vjeçari vret të dashurën adoleshente

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Brazil, pasi dyshohet se ka vrarë të dashurën e 18-vjeçare duke luajtur “ruletë ruse”.

Palloma Lima ndërroi jetë, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një zonë pranë kryeqytetit Brasilia.

Policia e vuri në pranga 27-vjeçarin në një tentativë arratisjeje, transmeton tch. Ndërkohë, një tjetër çift është marrë në polici pasi dyshohen si autorë në vrasje.

Policia tha në një deklaratë për mediat se 18-vjeçarja është qëlluar gjatë lojës “ruletë ruse”, në të cilin pjesëmarrësit vendosin një plumb të vetëm në një pistoletë me mulli dhe e tërheqin këmbëzën ndërsa e kanë vendosur armën në kokë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko