Aktualitet, Sport, Te Fundit

Plas sherri në ndeshjen Ath. Bilbao- Alaves, ja çfarë vendos arbitri

Duhej të ishte një festë, por Bilbao-Alavesh do të kalojë në histori për fakte të tjera. Ishte edicioni i parë i turneut “Euskal Herriko Txapelketa” dhe realisht do të kishte qenë një ndeshje spektakolare (4 gola, barazim 2-2), nëse nuk do të kishin ndodhur ato episode ekstra.

Por arbitri Palencia Kabajero nuk arriti që të menaxhojë shpirtrat e zjarrtë në fushë dhe në të 70-ën, përjashton Aleksis, mbrojtësin i cili nuk pranon vendimin dhe i vë duart në fytyrë. Nervat kalojnë në maksimum dhe Kabajero thirri të gjithë bashkëpunëtorët e tij për të ndërprerë ndeshjen, ndonëse u bind nga lojtarët për të vazhduar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko