Aktualitet, Kryesore

Plaku që çoi pas hekurave shefin e krimeve kapet me arsenal armësh. Policia: Aty furnizoheshin bandat (video)

Disa armë dhe municione janë kapur nga Policia e Tiranës në një banesë në periferi të kryeqytetit. Në njoftimin zyrtar thuhet se në pranga është vendosur pronari i saj, 64 vjecari Ramazan Alla. Po sipas policisë tek ky person furnizoheshin me armë bandat.

“Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan A. 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak). Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike). 4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive). – dy armë sportive. – municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri. Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal”, thuhet më tej.

Me një kërkim të thjeshtë në njoftim e mëparshme të policisë, rezulton se shtetasi Ramazan Alla nga zona e Selitës në Tiranë, është vënë në pranga edhe në vitin 2012 për armë pa leje dhe prishje të rendit publik. Me këtë emër lidhet edhe një histori tjetër. Asokohe (2012) Ramazan Alla çoi në burg një shef krimesh, pasi ky i fundit i kishte kërkuar rryshfet prej 3 mijë e 500 eurosh për ta nxjerr nga burgu.

Ngjarja e vitit 2012

Shefi i Krimeve pranë komisariatit nr. 1 Tiranë Fatos Goxhaj u arrestua për shkak se i ka kërkuar qytetarit Ramazan Alla, një shumë prej 3 mijë e 500 eurove me qëllim që të mos e arrestonte për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Policia ka shoqëruar një të moshuar me emrin Ramazan Alla, pasi kishte qelluar në ajër me një armë pistoletë që e mbante pa leje. Shefi i Krimeve, Fatos Goxhaj, ju ka kërkuar 3 mijë e 500 euro familjarëve të tij për të mos e arrestuar. Për këtë arsye e ka referuar çështjen në prokurori, hetim në gjëndje të lirë për Ramazan Allën. Paralelisht është përpjekur të gjejë mënyra për të mos e arrestuar, duke tentuar madje ta shtrojë edhe në spital si të sëmurë, vetëm për ta shmangur nga arrestimi. Teksa ka përfudnuar e gjithë procedura, mësohet se vetë Ramazan Alla i ka dorëzuar shefit të krimeve të komisariatit nr.1 Tiranë 200 euro, pasi më parë i kishte dhënë 3 mijë euro. Mirëpo shuma prej 200 euro nuk është pranuar nga i arrestuari Goxhaj, i cili sipas burimeve i ka pohuar Ramazan Allës që të shkonte të mlidhte dhe 300 euro të tjera për ti bërë 500, dhe pastaj tia dorëzonte.

/Opinion.al

*Pamjet e sekuestrimit te armeve

Lajmi ParaLajmi Pas
©2018 All Rights Reserved Opinion.al
« Kthehu Rifresko