-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit

“Plakat” e prillit sjellin dimrin në Shqipëri, ja sa do zgjasin shirat e rrëmbyeshëm

Pas ditëve të nxehta me diell, ku temperaturat arritën deri në 28 gradë celcius, rikthehet dimri në mes të pranverës.

Reshjet kanë shkaktuar edhe përmbytje në zona të banuara, konkretisht në Kamëz.

“Këtë fillim jave i gjithë vendi ynë është ndikuar nga afrimi i masave ajrore të ftohta nga Evropa veriore të cilat u pasuan nga reshje shiu, këto edhe në formën e stuhive të lokalizuara.  Gjatë ditës së martë parashikohet ndërprerje e përkohshme e reshjeve, duke i rikthyer me intensitet të lartë në mbrëmje deri në orët e para të ditës së mërkurë. Intensitet të larte të reshjeve parashikohet ne ultësirën perëndimore, pra, në Shkodër, Lezhë, Laç.  Ndërsa  në zonat malore  në orët e para të ditës së enjte  parashikohen edhe reshje  bore si  pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave me 10 gradë celcius. Fundjava do të sjellë përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave të mesditës”, bën të ditur meteorologjia Rezarta Xhakollari.

Por, sinoptikanët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish, duke qenë se pranvera njihet edhe si stina ku parashikimet pësojnë luhatje të menjëhershme.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko