-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Plagosja në Tiranë/ Sherri banal për fëmijët, polici i burgjeve shtien ndaj biznesmenit

Policia e Tiranës ngriti akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë për Kleant Musabelliun, efektiv i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Një natë më parë, ai plagosi pranë Pazarit të Ri, biznesmenin e lojërave të fatit Pëllumb Gjokën 46-vjeçar. Shkak për konfliktin u bë një grindje mes fëmijëve të tyre.

Arma e Musabelliut u sekuestrua si provë materiale, bashkë me një krehër me disa fishekë si dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Ndaj tij drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Burgjeve, urdhëroi pezullimin deri në fund të hetimit. Mbrëmjen e të hënës, Gjoka dhe Musabelliu, u konfliktuan pranë Pazarit të Ri, aty ku edhe jetojnë. Shkak shërbeu një grindje e djemve të tyre me njëri- tjetrin. Rreth orës 21:00, të dy ata nisën të debatonin por më pas gjakrat u nxehën.

Efektivi i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve qëlloi me pistoletë në drejtim të 46-vjeçarit Gjoka, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Biznesmeni u përcoll për në spital, ku pas mjekimit të marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 43-vjeçari Kleant Musabelliu u arrestua me akuzën e plagosjes me armë zjarri./Tv Klan

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko