2

Plagosja në Cërrik, 30 policë kapin kunetërit në Durrës

               Publikuar në : 08:56 - 09/10/18 |
ri.de.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Policisë Cërrik kanë vënë në pranga autorët e plagosjes së dy personave mbrëmjen e kaluar në “Kryqëzimin e Yllit” në Cërrik.

Autorët e dyshuar Ilborjan Fejzullau, 28 vjeç dhe Bruno Hyseni, 32 vjeç janë kapur në lagjen “Iliria” Plazh.
Hyseni dhe Fejzullau janë kunetër me njëri-tjetrin. Sipas policisë, 32-vjeçari Hyseni është autori kryesor i plagosjes me armë zjarri, ndërsa kunati është bashkëpunëtor. Mbrëmjen e kaluar u plagosën me pistoletë pas një konflikti fizik shtetasit G.K. dhe J.R.

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre. Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Njoftimi i policisë

Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfshitë me armë zjarri.
Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.

Kapen shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.
B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Në përfundim të veprimeve do keni info të plotë.

Pas