-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Plagoset në atentat 25 vjeçari nga Durrësi

Një i ri nga Durrësi ka rënë pre e një atentati në Itali. Mediat raportojnë se është plagosur shtetasi S. R., i cili është qëlluar në këmbë. I riu jetonte në Toirano, ndërsa është i bërë pritë në zonën Olivette, ku është qëlluar me disa plumba.

Menjëherë pas atentatit autorët janë larguar, ndërsa i riu shqiptar ka arritur të futet në një dyqan cigaresh, duke kërkuar ndihmë nga shitësi, dhe duke i shpëtuar breshërisë së plumbave.

“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë, më qëlluan nga pas”, ishin fjalët e para të të riut, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko