Aktualitet

Plagoset me thikë DJ Blunt në Prishtinë

               Publikuar në : 22:59 - 08/06/18 |
rel d

Edon Dedi, i njohur si DJ Blunt të premten është plagosur me thikë në Prishtinë nga persona të paidentifikuar nga policia.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Agron Borovci, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka ndërmarrë veprimet të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët, por ka bërë me dije se hetimet rreth ngjarjes po vazhdojnë.

Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, – sqaron policia.

 

Pas