Sport

Pirlo do të rikthehet të luajë futboll?

               Publikuar në : 17:27 - 12/09/18 |
rel d

Andrea Pirlo mund të kthehet të luajë futboll një vit pas tërheqjes së tij nga fushat e blerta.

Një klub gjysmë-profesionist australian i ka bërë ofertë ish-mesfushorit. Bëhet fjalë për Avondale FC, skuadër që ka arritur deri në çerekfinalet e FFA Cup.

39-vjeçari, i cili ka luajtur për Inter, Milan dhe Juventus, aktualisht po mendohet për këtë ofertë.

Andrea Pirlo e la futbollin në vitin 2017, pasi fundin e karrierës e kaloi në SHBA, duke luajtur me New York City. Ai ka fituar 6 tituj në Serinë A, 2 Champions League dhe Botërorin e vitit 2006.

 

Pas