-Kulturë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Pikturat e Edi Ramës në faqen e parë të gazetës italiane “Corriere della Sera”

Gazeta e njohur italiane ‘Corriere della Sera’ kopertinën e suplementit të kulturës “La lettura”e ka hapur me një vizatim të kryeministrit Edi Rama.

Sikurse shihet në foton e publikuar edhe në variantin online të këtij suplementi, vizatimi në të cilin dominon nngjyra e kuqe dhe blu është realizuar mbi  një fletë në të cilën dallohet axhenda e një dite pune të kryeministrit, një stil ky i njohur tashmë nga zoti Rama, që me sa duket në momente pauzash në zyrën e tij gjen kohë edhe për pikturën.

Në letër shihen oraret e takimeve të datës 10 Janar 2017, në cështje të lidhura me reformën në drejtësi, ku spikatin emrat e ish- kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi Xhafaj, Sekretari i Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por edhe deputeti Taulant Balla, bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore

 

rama

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko