Pijet që forcojnë memorien dhe përqëndrimin – Opinion – Faqja Zyrtare
-Shëndeti, Metro

Pijet që forcojnë memorien dhe përqëndrimin

43j5h-650x358

Këto janë pijet që ju ndihmojnë do t’ju ndihmojnë të merrni nota të mira nëse jeni në sezon provimesh. Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin:

Lëngu i memories
1 mollë jeshile
pak spinaq
1 degë rozmarine
1 lugë të vogël Matcha
1 kastravec
pak lëng limoni jeshil

Matcha është çaj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund ta zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.

Rozmarina është erzë e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories. Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme të saj.

Lëng energjizues
1 panxhar
½ kupë luleshtrydhe
½ banane
1 grusht rukola
1 lugë të vogël fara kerpi

Përgatitja
Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse
E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara liri.

Lëng rigjenerues
1/3 gotë qumësht të freskët lope
1 shkop kanelle
1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri
1 të verdhë veze
Pak vanilje

Përgatitja
Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë ngadalë vezën duke përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.
Vezët përmbajnë acidin lyror DHA, i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e veçanërisht në qendrën e memories.

Këshilla të tjera te rendesishme
Flini gjumë mjaftueshëm
Pini ujë të paktën 2 -2,5 litra në ditë
Mos anashkaloni mëngjesin
Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave
Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko