-Shëndeti, Metro

Pijet e gazuara janë një vrasës i heshur

Pijet e gazuara shpesh konsiderohen si shumë të dëmshme për njerëzit, dhe ekspertët e shëndetit së fundmi po i bëjnë jehonë këtij fakti. Obesiteti është padyshim një nga pasojat më të rënda të tyre, por sipas ekspertëve, paska edhe të tjera sëmundje.

Pijet e gazuara dhe të sheqerosura i inkurajojnë qelizat që të plaken më shpejtë dhe të replikohen më pak.

Studimi ka vëzhguar ADN-në e konsumuesve të pijeve të gazuara dhe e zbuloi një lidhje të fortë mes pijeve të gazuara dhe plakjes së qelizave. Sa më shumë konsum të pijeve të sheqerosura që një pjesëmarrës i studimit kishte raportuar, aq më të shkurtra i kishte telomeret.

Telomeret janë skajet mbrojtëse të kromozomeve që i mbrojnë fillesat e ADN-së dhe e nxisin riprodhimin e qelizave. Sa më e shkurtër mbulesa e skajit, qeliza është më pak në gjendje të riprodhohet.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko