Bota, Kryesore

Pezullohet urdhëri i Trump për emigrantët e paligjshëm

Gjykata e San Franciskos rikthen në fuqi programin e ndihmës ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, që u pezullua nga administrata Trump në shtator të vitit të kaluar.

Vendimi i gjykatës detyron Departamentin Amerikan për Sigurinë e Brendshme të pranojë rinovimin e lejeve 2-vjeçare të qëndrimit për emigrantët ilegale. Por ndalon aplikimet e reja. Gjykatësi federal William Alsup e konsideroi vendimin e presidentit Trump si arbitrar dhe kapriçoz.

Lejet e përkohshme jepen në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2012 nga administrata Obama, që u krijon mundësinë kryesisht fëmijëve të emigrantëve ilegalë, të shkollohen dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, teksa prisnin për vendimin përfundimtar të autoriteteve për të ardhmen e tyre.

Mbi 800 mijë emigrantë të paligjshëm kanë përfituar deri më tani leje të përkohshme qëndrimi, në bazë të ligjit që shtyn procedurat e dëbimit për personat që kanë hyrë që fëmijë në territorin amerikan me prindërit e tyre emigrantë të paligjshëm. Shtatorin e vitit 2016, administrata Trump vendosi pezullimin e këtij ligji. Por anulimi i tij i plotë u shty, teksa kongresi po diskuton për një ligj të ri që do të vendosë për të ardhmen e emigrantëve të paligjshëm që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko