2, Aktualitet, Kryesore

Peshqit e mëdhenj? Deputeti gjerman: Parlamenti duhej ti hiqte mandatin Saimir Tahirit

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar ka dalë sot para mediave në Tiranë. Në prag të rekomandimeve që Komisioni Evropian pritet të japë për Shqipërinë ai u shpreh se “parlamenti duhet ti kishte hequr mandtin Saimir Tahirit pa debate”.
Thorsten Frei është nga grupi parlamentar i CDU-së së Angela Merkel.

Më poshtë deklarata e tij në Tiranë:

“Gjatë bisedave të mia, më janë paraqitur përshkrime të ndryshme të situatës, në varësi nëse kam zhvilluar biseda me qeverinë apo opozitën. E rëndësishme të bisedohet me të gjitha palët dhe të shihen të gjitha faktet. Edhe në Gjermani merremi në mënyrë intensive me raste simptomatike. Situata është e tillë, sidomos në fushën e vettingut, në luftën krimit të organizuar janë shënuar progrese por edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për t’u parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla”, deklaroi deputeti gjerman.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko