Metro, Te Fundit

Peshkaqeni vs notari: Michael Phelps garon me peshkaqenin e bardhë

Michael Phelps , olimpisti më me shumë dekorata në botë dhe i njohur me nofkën “Peshku fluturues”, ka shkuar kokë më kokë kundër një peshkaqeni gjigand të bardhë në një garë 100 metra të transmetuar në si pjesë e Javës së peshkaqenëve të Discovery Channel.

Megjithëse atleti përfaqëson kulmin e nivelit të shpejtësisë në atletikën botërore, arrin të notojë me një shpetësi maksimale prej 8-10 km/h, më ngadalë se peshkaqeni.

Gara u zhvillua në ujra të hapura në Afrikën e Jugut.

Phelps dhe peshkaqeni nuk kanë notuar në ujë në të njëjtën kohë për arsye sigurie., raporton BBC.

Por njerëzit kanë kohë që përballen me kafshë të rrezikshme, pavarësisht se e dinë që janë shumë më të shpejtë. Dhe e bëjën këtë për të bërë para, spektakël,  për të tërhequr vëmendjen për një kauzë dhe ndoshta për të treguar se çfarë janë të aftë që të bëjnë njerëzit./OraNews

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko