InstaBIZ

Pesë personazhe të njohura shqiptare me tela dhëmbësh që nuk i keni vënë re

               Publikuar në : 12:58 - 17/04/18 |
Gerta

I shihni të pozojnë me një pamje perfekte, por imazhe duke buzëqeshur nuk gjeni tek këto VIP-e shqiptare sepse fshehin një sekret. Për të korrigjuar dhëmbët dhe për një buzëqeshje perfekte ato kanë vendosur tela.
Deri më sot askush nuk e dinte, por Kejvina Kthella në puntatën e parë dhe të dytë të sezonit të ri të “Xing me Ermalin” është shfaqur me tela në dhëmbë. Velina u kujdes që ato të mos dukeshin, mirëpo gjatë një loje në studio Ermali e zbuloi se ajo po rregullonte dhëmbët, pa bërë të ditur që kishte vënë tela.
Ndiqeni në videon e mëposhtme.
Publiku nuk e dinte as për Çiljetën që kishte vendosur tela dhe këngëtarja duket se kishte vendosur mos ta zbulonte për një kohë të gjatë, por gjatë një interviste teksa fliste telat ishin të dukshme dhe Çili u detyrua të tregojë për to, shkruan xing.al
“E kam gjetur në moshën 31 vjeç të drejtoj dhëmbët dhe prandaj nuk kam dhënë intervista. Mezi flas, mezi po ambientohem, por thashë t’i drejtoj dhëmbët se dy të parat i kisha të futur për brenda”, u shpreh Çiljeta.
Pas kësaj këngëtarja nuk i fshehu më dhe madje u shfaq me to në videoklipin me titull “Aventura”.
Edhe balerina e njohur Isida Mollaymeri ka vendosur tela. Në ekran askush nuk mund t’ja shihte, por ajo e zbuloi vetë me një postim në Instagram ku shkruante se ishte e lumtur që i kishte vendosur për të rregulluar buzëqeshjen.
Po ashtu edhe telat në dhëmbët e Genta Ismajlit nuk i kishit vënë re derisa në rrjet qarkulloi një video e saj duke bërë makeup dhe teksa fliste, dalloheshin telat tek dhëmbët e poshtëm.
Prej një kohe të gjatë Beatrix Ramosaj kishte vendosur tela tek dhëmbët, por askush nuk e dinte, vetëm kur papritur pak ditë më parë ajo e zbuloi vetë.
Madje telat e kishin penguar këngëtaren të xhironte klipin e ri, por do t’i heqë së shpejti.

Pas