-Shëndeti

Përse rritet temperatura e fëmijës pas vaksinimit?

Vaksinimi i fëmijës ka qënë dhe është një temë shumë e debatuar, ku disa prindër shfaqin hapur refuzimin dhe frikën e tyre, ndërsa disa të tjerë aprovimin. Shpesh nënat fillojnë të shqetësohen së tepërmi pasi kanë vaksinuar fëmijën e tyre, edhe pse mund të jenë tepër koshiente që ky është një proçes aspak i dëmshëm për fëmijën, por shumë i vlefshëm për shëndetin e tij.

Një prej shqetësimeve që duket se shoqëron së tepërmi ditën e vaksinimit por jo vetëm, është temperatura. Duhet të theksojmë se rritja e temperaturës pas vaksinimit është normale dhe nuk duhet të shikohet si diçka e rrezikshme për fëmijën. Kjo temperaturë në më të shumtën e rasteve nuk e kalon 38.5 gradë dhe nuk duhet të krijojë aspak panik tek familjarët e fëmijës.

Vaksina përmban brenda saj mikropjesë të virusit që dëshirojmë të luftohet, ky virus është tashmë i vdekur dhe shumë i lehtë, por që gjithsesi “zgjon” dhe bën të mundur aktivizimin e sistemit mbrojtës së trupit të fëmijës, i cili fillon ta luftojë atë.

Pikërisht ky proçes bën të mundur shfaqjen e pikave të kuqe në zonën e shpimit si edhe rritjen e temperaturës. Zakonisht kjo temperaturë zgjat për 24 orë nga momenti i shpimit, por ky limit kohe nuk vlen për vaksinën trivalente (MMR). Në këtë rast temperatura mund të shfaqet midis ditës së 5-të dhe 15-të pas marrjes së dozës. Kjo rritje e temperaturës mund të zhduket pas ditës së 3-të, por nëse nuk ndodh duhet të shkoni për vizitë tek mjeku pediatër.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko