Kronikë

“Përse më mban në gojë”,arrestohet 31-vjeçari që tentoi të vrasë tregtarin

               Publikuar në : 10:08 - 14/09/18 |
ri.de.

Mbrëmjen e 6 Gushtit u shkrehën plumba pistolete drejt një tregtari në lagjen Pavarësia në Vlorë. Ngjarja e rëndë fatmirësisht nuk pati viktima, por panik dhe frikë jo vetëm për objektin e sulmit, por edhe pushuesit e shumtë që frekuentojnë Vlorën në verë.

Policia e Vlorës, njoftoi sot se e ka arrestuar autorin. Ai është Fatjon Aliraj, 31 vjeç, banues në Vlorë.

“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M. Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për mediat të policisë.

Ngjarja

Pronari i një dyqani ushqimor i ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një sherri banal. Ngjarja është shënuar në lagjen “Pavarësia” shumë pranë universitetit “Ismail Qemali” në një zonë shumë të populluar. Më datë 6 gusht, rreth orës 22:00 një person ka qëlluar 5 herë ndaj pronarit të një subjekti tregtar në Vlorë.

Policia e Vlorës thotë se autori ka dërguar një tjetër person të thërrasë pronarin e subjektit tregtar për të dalë jashtë dyqanit dhe sapo ky i fundit i është afruar pranë tij autori i është drejtuar me fjalët: “Përse më mban në gojë!”

Më pas ka qëlluar në drejtim të tij. Fatmirësisht asnjë plumb nuk ka arritur ta godasë, ndërsa të shtënat kanë krijuar panik në qytet.
Dyshohet se autori mund te jetë i dashuri i një prej punonjësve të subjektit tregetar, ndërsa pronari i subjektit nuk ka patur asnjëherë ndonje konflikt.
/Opinion.al

Pas