-Shëndeti

Përse humbet dëshira për marrëdhënie seksuale?

               Publikuar në : 13:05 - 03/10/18 |
el ida

A ka diçka që s’shkon kur krejt papritur nuk do të bësh më seks me partnerin tënd? Ka lidhje me dashurinë apo me faktorë të tjerë?

Ekspertët, tregojnë se mungesa e interesit për seks lidhet shumë me moshën e njeriut ashtu si edhe me shëndetin fizik e atë mendor. Kjo në fakt, vlente për të dyja gjinitë, por më e ndjeshme ishte tek gratë.

Zakonisht, gratë nuk tregojnë më të njëjtin nivel interesi për seksin me partnerin e tyre nëse ka kaluar më shumë se 2 vite lidhje. Ok, kjo nuk është edhe shumë anormale pasi sigurisht nuk pritet që pasioni të jetë njësoj siç ishte në muajt e parë të romancës.

Por a rrezikon kjo shenjë jetën tuaj seksuale?

 

Mund të jetë rrezik, nëse nuk e rregulloni në kohë situatën. Terapistët rekomandojnë të provoni vende dhe pozicione të reja për ta ndezur sërish pasionin e dikurshëm.

Çfarë s’duhet të harroni janë gjithashtu gjestet e vogla të intimitetit. Prekuni, përqafohuni dhe puthuni çdo ditë, edhe nëse nuk jeni në shtrat. Kjo do t’ju bashkonte edhe më shumë gjatë aktit

Pas