-U tha në Opinion, Kryesore

‘Përplasjet dhe tensionet në Kuvend’ dominojnë ndaj ‘regjimit diktatorial të Enver Hoxhës’

Dy prej emisioneve ‘Opinion’ këtë javë i janë dedikuar temave e zhvillimeve nga aktualiteti dhe dy të tjerë regjimit të diktaturës së Enver Hoxhës.

Sipas të dhënave të audiencës shikueshmërinë më të madhe e ka rrëmbyer emisioni i të enjtes i cili ju dedikua ngjarjeve politike në vend. Pas tij renditet emisioni i ditës së martë, emision dedikuar ekonomisë.

Duket se emisionet për diktaturën komuniste në Shqipëri kanë patur audiencën më të ulët, kjo edhe për shkak se këtë herë kanë ardhur si ritransmetim.

Më poshtë ju njohim me temat e trajtuara në Opinion dhe audiencat përkatëse të kësaj jave:

Mbrëmjen e të hënës (9 prill 2018) në emisionin ‘Opinion’ pati dy intervista ekskluzive me ish të përndjekur të cilët kanë vuajtur dënimin në Kampin e Tepelenës. Në emisionin dossier për “Fëmijët e diktaturës” u transmetuan dëshmitë  dhe vuajtjet që kanë kaluar në kohën e diktaturës të dënuarit në Kampin e Tepelenës. Duket temat që i dedikohen komunizmi marrin gjithmonë vëmendjen e autidiencës edhe pse një pjesë e emisionit ishte ritransmetim, pasi ditën e hënë audienca mesatare e emisioni u regjistrua 26.5% dhe ajo maksimale 31.8.

Mbrëmjen e të martës në emisionin ‘Opinion’ u fol për vendosjen e TVSH-së në biznesin e vogël dhe ndikimin që ka ajo tek qytetarët. Edhe pse një temë dedikuar ekonomisë ku zakonisht audiencat nuk shfaqin interes të madh, ditën e martë në ‘Opinion’ audienca mesatare e emisionit ishte 29.7% dhe audieca maksimale 36.9%.

Mbrëmjen e të mërkures në emisionin ‘Opinion’ u transmetua një film-dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, që i dedikohet jetës së shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste dhe regjimit të Enver Hoxhës. Filmi dokumentar titullohej “Divorce Albanian Style!” dhe trajton jetën e vështirë të tre çifteve, tre burra shqiptarë të cilët asaj kohe u martuan me gra të huaja. Gratë e tyre të huaja do të bëheshin shkaku i një kalavari të gjatë vuajtjesh, dënimesh dhe dëbimi nga vendi në kohën e diktaturës. Ditën e mërkurë audience mesatrare ishte 18.6% dhe audience maskimale 25.9%, duke shënuar kështu emisionin më pak të ndjekur të javës, pasi ky emission erdhi si ritransmetim për shkak të debatit më të fundit mes studiuesve.

Mbrëmjen e të enjtes (12  prill 2018) në emisionin ‘Opinion’ u fol për ngjarjet dhe zhvillimet më të rëndësishme politike të javës. Nga përplasjet dhe debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament, tek raporti i Freedom House dhe përplasja mes Amabsadorit amerikan Donald Lu me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ditën e enjte audience ishte më e larta e gjithë javës; mesatarja e audiencës 32.5% dhe maksimalja arriti 40.3%.

Edhe këtë herë u provua se aktualiteti politikë ka gjithmonë audiencën më të madhe në ‘Opinion’./Gerta Zaimaj-opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko