-Teknologji, Bota, Metro, Te Fundit

Përplasje mes Musk dhe Zuckerbeg, dy milirderët e teknologjisë

Miliarderët e teknologjië duket se kanë mendime të ndryshme në lidhje me efektin që ka teknologjia në përmirësimin ose shkatërrimin e jetës së njerëzimit. Elon Musk ka kritikuar Mark Zuckerberg për të pasur një kuptim “të kufizuar” të inteligjencës artificiale mbi rreziqet e kësaj fushe.

Në një transmetim në Facebook Live të dielën, një përdorues tha se kishte parë një intervistë të kohëve të fundit me Elon Musk dhe frika e tij më e madhe për të ardhmen ishte “AI (inteligjenca artificial)”, ku më pas pyeste Zuckerbeg: “Cilat janë mendimet tuaja mbi AI dhe si mund të ndikojë në botë? ”

Zuckerberg tha: “Mendimet i kam mjaft të forta për këtë. Jam optimist: mendoj se mund të ndërtoni gjëra dhe bota të bëhet më mirë, me AI veçanërisht. Unë mendoj se njerëzit të cilët përpiqen të kuptojnë këto skenare si fundi i botës … Unë vetëm, unë nuk e kuptoj atë. Është me të vërtetë negative dhe në fakt mendoj se është shumë e papërgjegjshme”.

Musk, së bashku me shkencëtarët si Stephen Hawking, kanë paralajmëruar për momentin potencial në të cilin inteligjenca artificiale zhvillon aftësinë për të ridizejnuar veten. Ai gjithashtu kritikon Zuckerberg, duke shprehur mendimin se përgjigje e tij ishte e papërgjegjshme bazuar në kufizimin e iformacionit. Më pas paralajmëron se nëse AI ndodh, mund të ketë një shpërthim inteligjence i teknologjisë, në një kohë jo paralele me njerëzimin, mund të çojë në zhdukjen e tij.

Në vitin 2015, zoti Musk dhe një numër mbështetësish të tjerë, premtuan 1 miliardë dollrë në kompaninë hulumtuese jo-fitimprurëse OpenAI, misioni i së cilës është të sigurojë që inteligjenca artificiale e përgjithshme është ndërtuar në mënyrë të sigurtë.

Facebook ka një ekip AI Research që ka personel nga studiues akademikë të kualifikuar, të cilëve i është ofruar një shumë e më e madhe se puna e mëparshme. Sipas Musk, financimi dhe hulumtimi i ofruar ka ndihmuar Facebook-un t’i heq rëndësinë mësimit të shkrimit me dorë. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko