Aktualitet, Kryesore

Përplasja e prokurorëve/ Arta Marku hetim disiplinor Dritan Ginës

Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar nga Arta Marku ka nisur hetim disiplinor për prokurorin Dritan Gina, ish drejtues në organin e akuzës në Elbasan, aktualisht prokurori i thjeshtë në Tiranë.

Gina refuzoi të zbatonte urdhrin e kryeprokurores për ndërprerjen e detyrës në Elbasan.

Në janar kryeprokurorja Marku i ndërpreu detyrën si i komanduar, dhe Gina për këtë të fundit bëri padi, e cila do të shqyrtohet nga Prokuroria e Durrësit.

Kujtojmë se veprimet e para të Arta Markut në krye të akuzës janë largimi i Dritan Ginës nga drejtimi i prokurorisë Elbasan dhe largimi i bashkëshortes së tij, Rovena Gashi nga drejtoreshë e marrëdhënieve me jashtë në prokurorinë e Përgjithshme. Tashmë palët janë në dyert e gjykatave.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko