-Kronikë, Aktualitet, Kryesore

Përplas për vdekje 55 vjeçarin, arratiset shoferi. Policia kërkon ndihmë për të identifikuar viktimën

Një aksident i rëndë është shënuar afër mesnatës në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Makina ka përplasur për vdekje një 55 vjeçar dhe drejtuesi i saj është larguar, duke lënë viktimën në trotuar derisa është gjetur mëngjesin e sotëm. Policia kërkon ndihmë për ta indetifikuar duke bërë përshkrimin e të ndjerit.

“Më datë 11.01.2018, rreth orës 23:30, në segmentin rrugor Shkozet, Plepa, në Mbikalimin e Shkozetit një automjet ka aksidentuar një shtetas këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, i paidentifikuar.

Shtetasi i aksidentuar është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç, flokët i ka të prera shkurt dhe të thinjura. Ka të veshur një xhup ngjyrë të zezë, poshtë xhupit një pulovër ngjyrë blu dhe një këmishë ngjyrë blu me vija të zeza, pantallona ngjyrë të zezë dhe një palë atlete ngjyrë të zezë me taban ngjyrë të bardhë.

Mjeti është larguar nga vendi i aksidentit. Po punohet për identifikimin e viktimës, gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të ngjarjes së mësipërme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe” Largimi nga vendi i aksidentit””, sqaron policia.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko