-U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore

Përmbytja e autostradës, gazetari: Përroin e futën në tub

Gazetari Erion Skendaj të hënën ka treguar në lidhje me atë se çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës ditën e përmbytjes.

Skendaj deklaroi se njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit, pa u ardhur askush në ndihmë.

Ai mendon se kjo me shumë gjasa ka ardhur për shkak të ujit të derdhur nga rezervuaret që janë mbi kurorën e kodrave përreth, si dhe përroit të Gjokës që është futur në tub në parkingun e qendrës tregtare, i cili rrjedh nga një prej katër rezervuareve aty.

Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish”,-theksoi gazetari.

Skendaj: Janë lënë njerëzit të mbijetojnë vetë. Ndihma e parë nuk ka ardhur në kohë. Këtë informacion e kanë pohuar vetë njerëzit, ndërsa shumica e tyre kanë dalë me not. Po flasim mbi një metër ujë dhe rrymë. Makinat kur kanë ujë rrinë në vend, nuk përplasen njëra me tjetrën. Ato kanë qenë të ndaluara, atëherë t’a shpjegojë dikush se për çfarë arsye automjetet u përplasen me njëra-tjetrën. Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish.

Shiko videon: 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko