-Sociale

Përhapet me ritme të shpejta/1 në 4 persona probleme të shëndetit mendor

               Publikuar në : 16:00 - 10/10/18 |
Gerta

Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, i cili duket se së fundmi po përhapet me ritme të shpejta në popullatë.

Ekspertët e shëndetit mendor, thonë se shifrat janë të frikshme, ndërsa parashikimet thonë se shumë shpejt, këto probleme do të kryesojnë listën e sëmundjeve.

Kushtet social ekonomike mbeten faktori kryesor. Në ditën botërore të shëndetit mendor gjatë një bashkëbisedimi me të rinj, Ministria e Shëndetësisë vuri theksin tek shërbimet e integruara.

Së shpejti pritet të hapet në Kavajë një qendër komunitare ku do të trajtohen pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit./TVKLAN

Pas