-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Përgjimi i prostitutave: “Merr prezervativ dhe hajde shpejt. Skam asnjë lek me vete”

Pak ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni që ushtronte aktivitetin në një hotel pranë Qytetit Studenti, në zonën e njohur si “tregu elektrik”.

Pas këtij operacioni u arrestuan 7 persona. Transporti i vajzave kryhej me anë të taksive, ndërsa disa vajza të tjera shërbenin si pika kontakti mes tyre dhe klientëve.

Ndërkohë, policia kishte rreth 7 muajt që e përgjonte këtë rrejt prostitucioni dhe personat e përfshirë në të. Në një prej rasteve, policia ka vëzhguar dy nga vajzat, të cilat po përgatiteshin të shkonin me një klient.

Pak para takimit mes tyre, vajzat zhvillojnë një bisedë telefonike mes tyre, ku vajza e parë e cila ishte në lokal me dy meshkuj, i kërkon shoqes të marrë edhe prezervativë me vete. Ndërsa vajza tjetër ia kthen shoqes se, nuk kishte lekë me vete.

“Merr prezervativ. Nuk kam asnjë lek me vete…”. Më pas vajza i thotë se, e pret në një lokal në zonën e Freskut, ku është me një shok “yll bote”.

Përgjimi i dy vajzave, punetore seksi:

Vajza 1: …zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqtë e mi po hajde mos u vono. Merr taksi se ta paguaj unë. Merr prezervativ…

Vajza2: Nuk kam asnjë lek me vete

Vajza1: Ok ska gje

Vajza2: A je aty ku ke qenë ate ditë

Vajza1: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko