-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Përgjimi i mbledhjes së PD/ Shpërthen Tritan Shehu: T’ju vijë turp, s’bëheni politikanë me çimka

Deputeti i PD dhe anëtari i Kryesisë, Tritan Shehu ka kritikuar hapur kolegët e tij që regjistruan mbledhjen e djeshme të kryesisë dhe më pas e servirën në media. Në fakt në ato audio-përgjigje që qarkollojnë sot në media, dëgjohet vetëm zëri i kritikëve të Bashës në mbledhje. Dhe Tritan Shehu iu thotë hapur, atyre, pa u përmendur emrat se ky është një veprim i turpshëm dhe aspak prej politikani.

Më poshtë statusi i plotë i Tritan Shehut

Mbledhja e djeshme e kryesise se PD ishte nje takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahen mendime dhe u arriten konkluzione te rendesishme me unaniminitet.
Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk eshte “krim”, vecanerisht kur perfundimi eshte krejt pozitiv.Kushdo qe thote te kunderten per ate mbledhje nuk thote te verteten.

Nderkaq po degjoj ne media jo vetem genjeshtra, por edhe disa rregjistrime audio te asaj mbledhje!

Cilindo qe i ka realizuar ato, ka bere nje turp te vertete.

Jo se ato cfare u thane ne mbledhje kane ndonje problem, absolutisht jo, por se keshtu shfaqet nje mentalitet e tentative e shemtuar “cimkash”!

Nqs kjo eshte realizuar me vendosje “cimkash” nga te jashtem, gje e mundeshme; flet pikerisht per nje veprim te inskenuar e ligjerisht te denueshem.

Nqs kjo eshte bere nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet per nje nivel moral meskin te autoreve, qe ne fakt keshtu meritojne vetem perbuzje.

Secili nga ne mund te mendoje sic gjykon vete, por duhet te kete guximin nqs desheron, qe mbas mbledhjes te therrese gazetaret dhe tu thote atyre hapur mendimet e tij.
Te rregjistrosh nga brenda apo nga jashte ato qe diskutohen ne nje mbledhje te mbyllur kolegjesh e me tej vecanerisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, per te transformuar ate cfare ndodhi aty, eshte shume larg vlerave minimale njerezore, morale, politike e bashkepunuese.

Fjalet a mendimet tona nuk ka pse t’i publikoje ndokush si “skuth”; secili duhet te kete guximin qe ta beje vete kete nqs desheron, me figure e ze, aq me shume pa perdorur rregjistrime “alla sigurim”.

Kete duhet ta beje gjithesecili ne politike ndryshe vetem politikan nuk eshte…!

Lexo edhe:

 Audio-pergjimi, cfare u tha ne mbledhjen e PD-se kunder Bashes

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko