-Politikë

Përgjigjet, Patozi: PD nuk kthehet mbrapsht, nuk ka më vend për koncesion

               Publikuar në : 20:51 - 23/02/17 |
rel d

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi deklaroi se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe protesta tregojnë një forcë të madhe se nuk janë ‘thembra e Akilit’. Në një intervistë për ‘News24’ Patozi theksoi se qeveria po përpiqet që t’i vrasë zgjedhjet, ndërsa tha se edhe votimi elektronik nuk do të ishte i mjaftueshëm për garantimin e tyre.

Teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarit Erjon Skëndaj në lidhje me faktin se çfarë do e ‘kënaqte’ opozitën për të ndaluar protestën dhe për të siguruar zgjedhjet e lira, ligjvënësi i djathtë tha se nuk besoj se ka më vend për koncesion.

BalkanWeb” zbardhi intervistën e plotë të deputetit Astrit Patozi, i cili ndodhet tek çadra ku mbahet protesta e opozitës për të 6-ën ditë radhazi.

INTERVISTA
Ç’mund të na thoni në lidhje me protestën?
Kuaza e kësaj proteste i shkon qytetarëve dhe jo politikës. Dje ambasadori i OSBE shfaqi alarmin e ekzistencës së 2 mln eurove që mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme. Kjo do të thotë se opozita ka të drejtë. Faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për zgjedhjet. Kam bindje se edhe nëse përdoret në rezultuarit e zgjedhjeve mund të ndryshonin dhe në SHBA. Kjo është shqetësim i vendit dhe i PD. Ndaj protesta nuk ka qëllim tjetër, përveç se të arrij në konkluzionin se që qeveria vjedh zgjedhjet.

Eurodeputeti Fleckenstein nuk i përmendi këto fakte. Por erdhi shqetësimi vetëm nga OSBE….
Ne duhet të kemi pak durim në dialogun me ndërkombëtarët. Zoti Fleckenstein sado është njohës i mirë i problemeve në Shqipëri, ai si njeh të gjitha problematikat. Ndaj opozita kërkon një zgjidhje emergjence. Zoti Fleckenstein thotë se duhet të jemi në parlament. Ndërkohë ne themi se në këtë vend nuk bëhen zgjedhje. Nuk mund të jetë më problematike mungesa jonë në Kuvend, sesa mungesa e çdo garancie për të patur zgjedhje të lira. Është e njëjtë me dike që është shpallur në kërkim për vrasje, të ndalohet nga policia se pse nuk kaloi tek vijat e verdha. Ne po kërkojmë të riparojmë themelin e një vendi demokratik. Edhe mediat rreth saj dhe satelitët e qeverisë, thonë se protesta është e parakohshme…kjo do ndodhte para se të ndaheshin. Kjo është forca e saj dhe jo thembra e Akilit. Ne po përpiqemi të ndalojmë ‘vrasjen’ e zgjedhjeve. Ne kemi frikë se nëse ndodh ajo që pritet. Shqipëria do futet në pasoja sociale të rënda dhe të paparashikueshme. Pse jemi ngritur përpara dhe s’po presim zgjedhjet? Sepse garancia për të pasur zgjedhje të lira është zëro.

Çfarë garancie do PD nga qeveria për zgjedhjet e lira dhe t’i jepet fund protestës?
Unë besoj se nuk ka më vend për koncesion. Qeveria i ka ezauruar të gjitha etapat e saj. Jo më larg se ca kohë më parë ne patëm një memorandum kërkesash si bllok opozitar. Mesa pash sot Kuvendin Rama ishte gati për numërimin elektronik, ndaj ka qenë diabolik në qëndrim.

Me votim elektronik do kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme?
Unë mendoj se edhe sikur votimi elektronik të jepej sot nuk do ishte garanci e mjaftueshme për zgjedhje të lira.

 

Pas