Aktualitet

Përfundon pa marrëveshje takimi mes Thaçit dhe Vuçiç

               Publikuar në : 20:45 - 08/11/18 |
rel d

Ka përfunduar pa marrëveshje të enjten takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Pas takimit, Vuçiç u është përgjigjur me nervozizëm pyetjeve të gazetarëve, në një takim që është mbajtur nën kujdesin e Federica Mogherini.

Vuçiç u shpreh se Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet.

Në një pjesë të madhe të diskutimit të tij, Vuçiç shprehu kritika për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 10% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vitesh”, – thaVuçiç.

Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës është shprehur se takimi ishte i vështirë me Vuçic për shkak të diskursit të tij agresiv dhe arrogancës së shprehur.

Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, -tha Thaçi.

Thaçi tha se takimi i radhës do të mbahet së shpejti dhe shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

 

Pas