Kryesore

“Perendia të më japë forcë”, Neymar shfaqet i dërrmuar pas humbjes së Brazilit

               Publikuar në : 11:14 - 08/07/18 |
ri.de.

Pas eliminimit të Brazilit nga Botërori Rusi 2018, Neymar ka thënë se ky është momenti më i vështirë në jetën e tij. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se do ta ketë të vështirë kthimin tek skuadra e tij PSG.

“Mund të them se ky është momenti më i trishtuar i karrierës sime, dhimbja është e madhe sepse e dimë që mund të kishim shkuar më larg, për të bërë histori. Por nuk ishte e thënë të ndodhte këtë herë. Është e vështirë të gjesh forcën për t’u kthyer përsëri të luash futboll, por jam i sigurt se Perëndia do të japë forcën e duhur për të përballuar çdo gjë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, jam krenar për të gjithë”, shprehet Neymar.

Brazili u eliminua nga Belgjika, duke humbur me rezultatin 2 me 1. Mëngjesin e sotëm Neymar do të kthehet në Brazil për të pushuar, para se të shkojë në Francë tek ekipi i tij PSG për t’u përgatitur për sezonin e ri të ligës franceze.

Pas