-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Përcillet në banesën e fundit heroi i Zvernecit

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën dje pasdite 24 vjeçarit Benjamin Ferati i cili vdiq në Zvernec të shtunën në mesditë. Ai kreu një akt heroik pasi vdiq duke tentuar të nxirrte nga deti dy vajza të panjohura për të që po përballeshin me dallgët. Me të drejtë të gjitha mediat shqiptare në Maqedoni e etiketojnë Benjamimin si hero. Varrimi është bërë në varrezat e fshatit Kamjan të Tetovës.

I riu ndodhej prej dy ditësh në Vlorë me të fejuarën e tij, dhe u mbyt në det duke u orvatur të nxjerrë nga uji dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu ndërruan jetë.

Sipas rrëfimeve nga të pranishmit, në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani, të cilat gjithashtu humbën jetën, kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur kontrollin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Tetova.

Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë. /Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko