Sport

Përcaktohet data se kur do të fillojë sezoni i ri në Superligë

               Publikuar në : 17:31 - 16/05/18 |
m.b

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar datën e fillimit dhe të mbarimit të sezonit të ri në Superligë dhe në Kategorinë e Parë.

Sezoni 2018-19 i Superligës do të nis më datën 19 gusht dhe do të përfundojë më 11 maj 2019, ndërsa sezoni i ri në Kategorine e Parë do të nisë më 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019.

Gjithashtu anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Pas