Rusi 2018, Sport

Për Roberto Karlos lojtari më i mirë i Brazilit nuk është Neymar, ja kë ka zgjedhur ish- legjenda

Te Brazili gjithnjë e më shumë përmendet emri i Nejmar si ylli kryesor i ekipit. Nejmar shihet si lojtari pa të cilin Brazili nuk ecën dot përpara. Por nuk ndan këtë mendim ish-mbrojtësi i Kombëtares Braziliane, Roberto Karlos. Ai mendon se Kutinjo është ai që po e mban Brazilin dhe jo Nejmar.  “Më pëlqen shumë të shoh këtë djalë duke luajtur. Është fantastik me topin, por edhe i zgjuar kur nuk e ka atë. Është shumë i zoti për të gjetur pozicionin ideal në fushë”.

“Të gjithë flasin për Nejmar, por Kutinjo po tregon se është gjithashtu një lojtar tepër i rëndësishëm për Brazilin. Kur mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen te Nejmar ai del në skenë dhe vendos ndeshjen”.- ishin fjalët e ish-yllit të Seleçaos.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko