Te Fundit

Për një javë, në Shqipëri hynë mbi 240 mijë persona

Në këtë javë të fundit të 2017 në Shqipëri kanë hyrë mbi 241 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 67 971 mjete. Për të përballuar fluksin në pikat doganore është kërkuar që edhe shtetet fqinje të garantojnë funksionimin e plotë të sporteleve për të eliminuar në maksimum radhët e gjata.

Nga ana tjetër, nga pikat doganore të Shqipërisë kanë dalë mbi 185 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.

Tashmë ka nisur shkëmbimi i informacionit në kohë reale me homologët Italianë, Grekë, Maqedonas, Malazezë e të Kosovës, për të parandaluar dhe goditur në kohë çdo tentative për trafiqe të paligjshme, apo për çdo veprimtari kriminale që mund të shfaqet duke përfituar edhe nga fluksi.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko