Kryesore, Rusi 2018, Sport

Për ju që e humbët, kjo është performanca e ‘zjarrtë’ e Robbie Williams dhe Aida Garifullina

Robbie Williams dhe Aida Garifullina kanë hapur Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. E padyshim nuk kishte si të mungonte një atmosferë e ‘zjarrtë’ nën performancën e dy artistëve të suksesshëm.

Përmes një video që ka publikuar sopranoja ruse në Instagram, tregon se është një nga momentet më të paharruara në jetën e saj.

“Moment i paharruar, Un ende nuk mund të besoj që isha në skenë për të performuar në Kupën e botës 2018”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Robbie Williams pas hapjes së Botërorit u përfol për veprimin e pahijshëm që bëri para kamerës, duke i drejtuar gishtin e mesit. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko