Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pengu i karriges dhe Rama i fushatës

2017/06/08 at 6:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Nga Desada Metaj


Nuk është hera e parë që Edi Rama dhe Ilir Meta përveshin mëngët dhe i shpallin luftë të hapur njëri tjetrit. Madje ka nga ata që besojnë se nuk do të jetë as hera e fundit në fushëbetejën politike, e cila aktualisht në kulmin e fushatës elektorale dominohet nga lajmi i shkarkimeve në administratë kryesisht të të punësuarve të LSI-së. Ky sulm i stisur i post marrëveshjes Rama-Basha, duket se e ka motivuar fort presidentin në detyrë që edhe pse kishte premtuar se nuk do të përfshihej, është shfaqur dy ditët e fundit në tubime elektorale ku nuk e ka kursyer fjalorin për aleatin Rama dhe kundërshtarin Basha.

Shkëmbimët në distancë mes dy liderve që zyrtarisht janë ende pjesë e koalicionit qeverisës e kanë zhbërë përfundimisht atë që prej kohësh përflitej si ndarja e madhe PS-LSI. Lufta u ndez më shumë kur kryeministri që ende qeveris me ministrat e Ilir Metës jo vetëm “bekoi” shkarkimet nga radhët e LSI në administratë, por nxitoi që t’i etiketonte njerëzit e Ilir Metës dhe aleatin e tij në këto 4 vjet si të keqen e madhe dhe fatkeqësinë që kishte çoroditur qeverinë e tij këto 4 vjet. 

“Pjesë e politikës që ka ushqyet parazitizmin, klientelizmin dhe dembelizmin” , “shantazhistë që na detyronin të hiqnim gratë e PS-së nga puna” dhe me kulmin e djeshëm në Vlorë “kjo është një histori pengmarrje” – këto janë tezat e ditëve të fundit me të cilat Edi Rama po përpiqet të bindë elektoratin e majtë se faji dhe nëse diçka ka shkuar keq këto 4 vjet i përket LSI-së. Dhe me këtë motiv ai kërkon të marrë 71 deputetë për të qeverisur i qetë në mandatin e ardhshëm. Por a ka njeri normal të besojë këtë që thotë Edi Rama? Ose thënë ndryshe, a mund të besohet më një lider që na paska qenë peng për 4 vjet me radhë? Nëse kjo ka ndodhur realisht atëherë shqiptarët duhet të besojnë se Edi Rama ka qenë peng i LSI-së dhe e ka pranuar këtë fakt vetëm për të mbajtur karrigen e tij. Nëse ka pranuar që gratë socialiste t’i hiqnin nga puna e ka bërë që me votat e LSI të miratojë koncensionet, privatizimet dhe çdo vendim tjetër që shënjoi dështimin e qeverisjes këto 4 vjet.

Edi Rama nuk mund të anashkalojë analizën e qeverisjes me fajësimin e LSI-së apo me batuta mitingjesh të shplara elektorale që ngjasojnë me humorin pa kripë të spektakleve me regji të mirë. Një kryeministër që përgatitet për mandatin e dytë nuk mund të fajësojë djalin e vogël të shtëpisë se ka derdhur qumështin ndërkohë që ushqimet e tjera të familjes janë vjedhur apo shitur klientëve të kryefamiljarit.

Sepse, siç detyra ja kërkon duhet të marrë përgjegjesi kur punët nuk shkojnë mirë dhe mos të fshihet pas marrveshjes me kundërshtarin me të cilin luajnë në të njëjtin terren. Për dy javë që ka ne dispozicion Edi Rama duhet të bindë socialistët e tij që nëse do të ketë shansin të mandatohet për herë të dytë kryeministër nuk do të jetë më peng i marrëveshjes ende në fuqi me LSI-në ose i ndonjë marrëveshje që nuk e ka bërë publike. Dhe se sa i besueshëm do të jetë kjo mbetet ende për t’u parë në një kohë kur dëshira për karrigen është aq e fortë sa për herë të parë në jetën e tij, Rama ka shumë ditë pa fajësuar Berishën./Opinion.al

 

Etiketa: desada metaj


Ju sugjerojmë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
Kronikë

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

17 Qershor, 2026 8:26 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

17 Qershor, 2026 7:58 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

17 Qershor, 2026 7:44 am
Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Para
Ana tjetër e Rihannas, nuk ka të bëjë me muzikën

Ana tjetër e Rihannas, nuk ka të bëjë me muzikën

Basha thumbon kryebashkiakun e Elbasanit: Lalën e ka zënë hashashi në pleqëri

Basha thumbon kryebashkiakun e Elbasanit: Lalën e ka zënë hashashi në pleqëri

Mediat britanike i tregojnë Trump-it shembullin e Rita Orës: “Erdhi si refugjate, sot është e suksesshme!”

Kush tha që Rita Ora nuk di shqip?
















TE FUNDIT

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

Rama këshillon Europën: Duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes
17 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 17 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
17 Qershor, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat...

Lexo më shumë

Horoskopi 17 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
17 Qershor, 2026

Dashi Dita e sotme do të jetë shumë e kënaqshme për ata që janë në një lidhje dhe në çdo...

Lexo më shumë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}